Analisti Arjan Vasjari tha në “Real Story” se media shqiptare ka probleme, por se sërish mendon se projekt-ligji i miratuar në Kuvend nuk duhet që të kishte kaluar. Vasjari thekson se pavarësisht se abuzimi me lirinë e shprehjes ka prekur kufi të paimagjinueshëm, duhet forcuar lende liria e shprehjes.
Për Vasjarin kjo paketë ligjore është e panevojshme dhesë mekanizmat vetërregullues janë më të shëndetshëm.
“Ka qenë debat historikisht i komplikuar. Ne po përpiqemi që të rregullojmë me ligj. Interneti sot është tipiku, ku mungon rregulli. Duhet një qasje gjakftohtë. Ka liri të shprehjes në anën tjetër dhe mbrojtjen e dinjitetit në anë tjetër. Strasburgu thuhet se duhet liri shprehje, ndërsa duhet mbrojtur dinjiteti. Unë do e konsideroja ligjin të panevojshëm. Mekanizmat vetë rregullues janë mekanizmat me të shëndetshëm. Unë besoj se të gjithë gazetarët kanë kod të tyre etik. Në Shqipëri liria e medias ka probleme të theksuara dhe ndaj nuk mund të bëhet ky ligj tani në këto momente. Liria e shprehjes nënkupton edhe përgjegjësi nga pas. Por, sërish mendoj se ky ligj nuk duhet miratuar. Ndonëse unë mendoj se abuzimi me lirinë e shprehjes ka prekur kufi të paimagjinueshëm, unë them se duhet forcuar liria e shprehjes akoma”, tha Vasjari.
Vasjari tha se nuk mund të përcaktojë AMA se çfarë është gazetaria apo t’i diktojë gazetarit se si të bëjë gazetari. Vasjari u shpreh se liria e shprehjes është një liri për të cilën shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë sot dhe është më e kërcënuara sot.
“Ne duhet të jemi kundër këtij ligji pavarësisht nëse kryeministri apo çdo funksionar publik thotë gënjeshtra. Duhet të jemi kundër sepse liria e shprehjes është një liri për të cilën shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë sot, është më e kërcënuar sot se sa liria e mbrojtjes dhe e respektimit të reputacionit. Strasburgu thotë që nuk mund të marrë kurrë përsipër një gjykatë dhe aq më tepër institucionet e varësisë siç është AMA etj të përcaktojnë se ç’është gazetaria, se si duhet bërë gazetaria. Praktikisht, ky si ligj ka disa elementë që AMA gati-gati t’i imponojë gazetarit se si duhet bërë gazetaria. Me këtë jam dakord që të jemi kundër por jo të themi që kryeministri gënjen, atëherë ne nuk duhet të bëjmë një ligj të tillë”, deklaroi Vasjari.