Milot Rashica u shndërrua në liderin e Werder Bremen gjatë pjesën e dytë të këtij sezoni, duke realizuar 9 gola në fazën e dytë të kampionatit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte dhe dje, në ndeshjen e fundit të kampionatit, që Werder fitoi ndaj Leipzig me rezultatin 2-1.
Megjithatë, kjo fitore e ekipit të ksoovarit, ishte e pavlefshme, pasi skuadra e humbi prej javës së kaluar luftën për të arritur një vend në Europa League, pasi vendi i shtatë në kampionat u mbajt nga Eintract Frankfurti.
Gjithësesi, për Milot Rashicën ky ka qenë një sezon i shkëlqyer, gjë të cilën e ka shprehur dhe vetë lojtari me anë të një reagimi që ka bërë në profilin e tij në facebook.
“Mbyllja e sezonit me një fitore është gjithmonë e kënaqshme. Ishte një periudhë intensive me disa ndeshje të shkëlqyera. Megjithëse largimi nga gjysmëfinalja e kupës dhe mungesa e arritjes së Europës, na bën të shohim pas me një sy që qesh një sy që qan. Faleminderit familjes Werder për mbështetjen e pabesueshme”.