Policia e Shtetit ka publikuar foton e Gëzim Saraçit, i shpallur në kërkim pasi hodhi granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe duke e lënë të plagosur së bashku me sekretaren.
Forcat e Policisë, RENEA, FNSH dhe shërbimet e komisariateve të Lushnjes dhe Fierit, e kanë lokalizuar dhe dyshohet se fshihet në territorin e qarkut të Beratit. Policia ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion 1 milionë lekë të rinj.
Gjatë operacionit për kapjen e tij ka mbetur i lënduar edhe një efektiv i forcave RENEA, por jashtë rrezikut për jetën.
Forcat speciale RENEA, FNSH e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit.
Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.
Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.