PD, kallëzim për…Kanye West/ Balla: Një turp i madh, Berisha gjeti një armik të ri

Më të fundit


Bashkë kundër Kanye West. Partia Demokratike kallëzoi penalisht në SPAK kryeministrin Rama dhe ministrin e Kulturës, Blend Gonxhja, për aktin normativ 4.2 milionë euro që mundësoi realizimin e koncertit më të madh ndonjëherë në Shqipëri, të reperit amerikan Kanye West, të shtunën në Eagle Stadium në Kashar.

Një kallëzim, që për mazhorancën socialiste u konsiderua qesharak dhe tentoi të njollosë sado pak jehonën ndërkombëtare që solli Kanye West në Shqipëri.

“Turp i madh, u futëm në listën e lajmeve qesharake në botë, që një parti politike kallëzon penalisht një këngëtar, Kanye West, u gjet një armik i ri në Shqipëri. Tani e kuptojmë pse mungojnë në parlament, ishin të zënë me kallëzimin për të shkuar në SPAK për koncertin”, tha Balla.

Mes bojkotit të parlamentit dhe duarve të fshehta në protestë, Balla tha se PD tani është e kompleksuar dhe ka një konkurrent të ri politik.

“Ky kallëzim vjen sepse PD është e kompleksuar, kur sheh se si në protestë një idiot, një i sëmurë mendor, që del në krye të protestës dhe thotë do bëjmë një ligj që fusim në burg gjithë ata që shkuan në koncert, kompleksi i asaj që ka mbetur nga PD, shkon përtej idiotësisë që thotë një idiot në darkë dhe shkon në pikën që bën kallëzim për këngëtarin”, shtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Paralelisht me hetimin e policisë, e cila ka identifikuar tashmë 200 individë me llogari fallco për të goditur bizneset me review negative, Balla akuzoi parti politike në Shqipëri dhe Kosovë pas këtij sulmi ndaj vendit.

“Isha vetë në Kavajë, në një mobileri, shet divane në Gjermani dhe Itali. E panë që kishte dalë me mua video, iu sulën këta të gones me call center-a dhe aktivistë të një partie politike në Kosovë, mos blini divane te ky, ky nuk i bën. Turp. Kur e doni kaq shumë Shqipërinë, hajdeni pushoni në Shqipëri, hani produkte shqiptare, mos thoni mos pushoni në Shqipëri”, përfundoi Balla.



Skip to toolbar