Nata e Vitit të Ri, pa krime dhe pa aksidente të rënda

AKTUALITET


Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar pa asnjë ngjarje kriminale dhe pa asnjë aksident me pasoja në njerëz. Kjo është hera e parë që ndodh për natën e ndërrimit të viteve, pasi në vitet e tjera, ka pasur ngjarje të tilla.

Policia e Shtetit tha se falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, si dhe falë qytetarisë së treguar nga qytetarët, në të gjithë vendin, gjatë natës se ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente (mesdita e 1 janarit( nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja. “Në të gjitha qarqet nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasojë jetën. Janë ushtruar kontrolle me dragera dhe duke marrë shkas nga numri i mjeteve në qarkullim, verifikimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ishte minimal. Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri, ‘Shërbim të përforcuar’, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim”, deklaroi policia, duke uruar të gjithë qytetarët për 2020-n.



Skip to toolbar