Lazio e nisi me fitore vitin 2020 në Serie A, duke mundur Brescian me rezultatin 1-2 në transfertë. Skuadra e Brescia kaloi e para në avantazh me Balotellin në të 18`. Sulmuesi italian realizoi pas një asisti të Sabelli, duke i ikur mbrojtjes laciale.
I vetëm përballë Strakoshës, Balotelli nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetën. Megjithatë, në të 42` erdhi vendosja e balancave në fushë. Immobile tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë duke çuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Immobile ai që realizoi golin e fitores për Lazion. Në të 90+1`, sulmuesi lacial gjeti rrjetën nga brenda zonës duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pas fitores të së dielës, Lazio shkon 39 pikë dhe mban vendin e tretë në renditje pas Interit dhe Juventus që kryesojnë me nga 42 pikë. Ndërsa poshtë saj, Lazio lë Romën me 35 pikë.