Tirana i drejtohet humnerës së vjetër


Tirana tashmë në luftë për mbijetesë pas hapit fals

Flamurtari ka fituar ndaj Tiranës me rezultatin 1-0, me gol të realizuar nga Xhevahir Sukaj në pjesën e parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, kaloi në avantazh me gol të shkodranit, që përfitoi nga një gabim i portierit bardheblu dhe shpërqëndrimit të mbrojtjes mike.

Tirana vinte në këtë takim pas dy sfidave mjaft të zjarrta që pati me Laçin, në kampionat dhe kupë, të cilat prodhuan shumë ngjarje brenda dhe jashtë fushe. Të rënduar psikologjikisht nga ato që ndodhën, lojtarët e 24 herë kampionëve të vendit, treguan shumë probleme në fushën e lojës gjatë ndeshjes.


Fantastik Flamurtari, ka sakrifikuar pa fund, me një vetëmohim prekës, pa paguar prej vjeshtës së shkuar, ndërkohë që humbja në Vlorë është një katastrofë në çdo drejtim për Tiranën, e aftë të humbasë edhe penallti, me Imamin që nuk pati qetësinë dhe saktësinë për të gjetur kuadratin në fillim të pjesës së dytë.

Renditja thotë që Flamurtari ka siguruar mbijetesën dhe është vetëm 2 pikë larg vendit të tretë, ndërsa Tirana ka vetëm 3 pikë më shumë se Kastrioti dhe për fat mesjavën e ardhshme do të marrë 3 pikë “qyl”, sepse pret Kamzën sipas kalendarit




Skip to toolbar