Analisti Ajran Vasjari deklaroi se në këtë situatë pandemie me të cilën po përballet vendi ynë ashtu sikurse dhe shtetet e tjera të botës, në Shqipëri ka monopolizim informacioni.
Gjatë fjalës së tij, teksa ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’, Vasjari tha se në këtë situatë, monopolizimi i informacionet nga kryeministrit Edi Rama ka qenë ekzemplar.
Pjesë nga debati në studio
Vasjari: Peza thotë që; kryeministri është bërë një entitet mbinatyror për mediat. Që një kryeministër është i rëndësishëm për mediat, është
Alfred Peza: ky është një lëxim i gabuar nga ju. Unë jam këtu, mund të më referohesh
Vasjari: Ajo që ndërtove është se kryeministri e ka vendosur medias pas vetes.
Peza: Ajo që thash është se; kryeministri është nga ata liderë politike që po ushtron atë lehtësi dhe hapësirë komunikimi me qytetarët e vendit përmes rrjeteve sociale
Vasjari: Në këtë situatë pandemie me aq sa kam parë, monopolizimi i informacionet nga kryeministrit ka qenë ekzemplar. I vetmi mision ishte ai i Thimi Samarxhiut që vuri maskën dhe ndërtoi një fabul përtej kryeministrit. E ke në studion zotin Balla dhe pyete nëse e ka të letë të ndërtojë fabul jashtë kryeministrit. Ne duhet të na tremë monopolizimi i informacionit, që është një shqetësim real. Duhet ta themi kete. Ka një monopolizim informacioni në këtë situatë pandemie. Ne duhet të shohim cilësinë e një medie.