Fjolla Morina do të njihet sot me masën e sigurisë, pasi u kap në fundjavë me pistoletë në makinë. Këngëtarja e njohur kosovare, të cilës iu gjet një pistoletë dhe 24 fishekë në cantë, do të dalë sot para gjykatës në Kukës.
Po ashtu në Kukës u zbulua se Fjolla Morina është shtatzënë, fakt që vihet në dyshim nga Prokuroria. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.
Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.
Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete.