4 të plagosur nga tërmetet në Korçë, 5 banesa të dëmtuara

AKTUALITET


Katër persona raportohen të jenë plagosur si pasojë e tërmeteve të rëna gjatë natës së të shtunës në Korçë dhe fshatrat përreth.

Mësohet se personat në fjalë nuk kanë mundur të dalin jashtë nga banesat dhe janë lënduar nga muret e shembura.


Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Mbrojtjes në një informacion të detajuar bëri të ditur se janë gjithsej 5 banesa të dëmtuara, ndërkohë që situata është nën monitorim të vazhdueshëm.




Skip to toolbar