Bashkëthemeluesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani i ftuar në ‘Real Story’ tha se vota e dobishme, e përmendur aq shumë nga Rama dhe Berisha është për të ndryshuar realitetin.
Më tej, ai tha se ndryshimi kërkon kohë dhe se vetë ai është i përgatitur për të qenë në opozitë. Sipas Shabanit, opozita ka një rol tejet të rëndësishëm dhe është një alternativë konkuruese.
“Vota e dobishme, që e përdorin vazhdimisht Rama dhe Berisha. Popullsia e Shqipërisë në 25 vitet e fundit. 4 milionë banorë e kanë marrë popullsinë dhe e kanë çuar në 2.4 milionë banorë.
Çfarë u ka sjell, ujë 24 orë, ulje të çmimit të shtëpive, që të rinjtë e shohin të ardhmen këtu. Nëse kjo është vota e dobishme është të ndryshosh realitetin. E imagjinon dot të futen në BE këta, këtej Zeqineja e Roskovecit, këtej Flamur Noka me Adriana Kalanë thonë na jepni fonde.
Vota e dobishme është t’i japim mundësi Shqipërisë ta pastrojmë nga ujërat e zeza. Ndryshimi kërkon kohë.Unë nuk kam eksperiencë me dhënie tenderash, por jam anëtar i Këshillit Bashkiak, pedagog, kam drejtuar programe të rëndësishme. Qëllimi im është të transformojmë qeverinë.
Jam përgatitur që të qëndroj në opozitë dhe opozita është shumë e rëndësishme dhe është alternativë konkuruese. Edhe jashtë parlamentit kemi çuar 6 çështje në SPAK, ministri Beqaj sot është në burg për shkak të Nismës Thurje. Ne mund ta cojmë deri në fund. Edhe në opozitë ka shumë punë për të bërë.”