Abuzimi me pronat e Lalzit, Apeli liron ish-kreun e Hipotekës

AKTUALITET


Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës Ardjan Iliazaj, i cili u arrestua për tjetërsim të pronave në gjirin e Lalëzit. Në seancën e së enjtes, togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë për Iliazajn nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Ish-zyrtari u arrestua dy javë më herët në mega-operacionin ‘Rodoni’, që u pasua me arrestimin 18 personave.

Ata akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepit të Rodonit. Më 27 tetor gjykata e Durrësit liroi 9 persona të arrestuar, ndërkohë që të enjten u la i lirë ish-kreu i Kadastrës si dhe Renaldo Pasterma dhe Albert Doda, pronar toke.





Skip to toolbar