Abuzoi me nxënësen, 12 vite burg për rojen e shkollës

AKTUALITET


Dënohet me 12 vite burg Abas Doga, roja i shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës i cili kishte abuzuar seksualisht me një nxënëse 15 vjeçare, bashkë me tre të rinj të tjerë.

Skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës qeshorin e vitit 2020.


Sipas prokurorisë, ai përdorte filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.

E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, ndërsa nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty.

Pas abuzimit seksual, 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që Doga të shkruante emrin e saj dhe fjalën “K…” në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte me të, “hakmarrja” do vazhdonte.




Skip to toolbar