Abuzoi seksualisht me 3 azilkërkues, burg për ish ministrin norvegjez

BOTA


Ish-ministri norvegjez Svein Ludvigsen është dënuar me pesë vite burg për abuzim seksual me tre të rinj azilkërkues. Svein Ludvigsen, 72 vjeç, u shpall fajtor për keqpërdorimin e pozitës së tij si guvernator rajonal, ku i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të lejes së qëndrimit të tyre.

Të rinjtë, sot të moshave 25, 26 dhe 34 vjeç, deklaruan se po ta refuzonin Ludvigsen do të dëboheshin nga vendi. Ngjarjet i përkasin periudhës 2011-2017 raporton BBC, ndërsa vetë Ludvigsen ka pranuar në gjyq marrëdhëniet vetëm me njërin prej tyre. 3 azilantët thanë se abuzimet kanë ndodhur në shtëpinë e guvernatorit Ludvigsen, në hotele apo zyrën e tij. Ludvigsen përveç dënimit me burg, do të paguaj edhe një dëmshpërblim prej 743,000 kroner norvegjez ndaj 3 të abuzuarve.

Svein Ludvigsen ishte ministër i Peshkimit 2001-2005 dhe guvernator i Troms nga viti 2006 deri 2014, kur u tërhoq nga politika.



Skip to toolbar