Acari do të vijojë edhe javën e ardhshme. Meteoalb: Shqipëria në temperatura -16°C

AKTUALITET


E acartë do të jetë edhe java e ardhshme. Sinoptikanët parashikojnë temperatura të ulëta në të gjithë vendin duke bërë që termometri të zbresë deri ne -16 gradë Celcius.

Meteoalb thotë se temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë. Duke përjashtuar skajin jugor, e diela e ka gjetur vendin në temperatura nga 0 në -16°C.


Temperaturat do të vijojnë të bien duke bërë që vlera negative në pjesën më të madhe të vendit të jetë në -7°C. Sa i takon reshjeve, sinoptikanët thonë se nuk parashikohet të ketë në ditët në vijim.




Skip to toolbar