Departamenti i Shtetit: Një marrëveshje për pengjet është në interes të popullit izraelit dhe palestinez

BOTA


 “SHBA ia ka bërë të qarta pikëpamjet e saj ndaj Izraelit në lidhje me një operacionin tokësor në shkallë të gjerë në Rafah, kështu deklaroi Departamentit të Shtetit , në reagimin e parë nga Uashingtoni që kur forcat izraelite morën kontrollin e kalimit kufitar me Gazën.

Gjithashtu Departamenti i Shtetit ka thënë se një marrëveshje për lirimin e pengjeve është në interesin e  të gjithëve, dhe në të mirë të Izraelit dhe Palestinës.


“Ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje pengjesh është në interesin më të mirë të popullit izraelit dhe palestinez. Kjo do të çojë në një armëpushim të menjëhershëm dhe do të lejojë një rritje të ndihmave humanitare për Gazën”, thuhet në deklaratë.




Skip to toolbar