Agron Duka: Në Durrës, s’më rrezikon as e majta as e djathta

Më të fundit


Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka garantuar se ai vetë ka 10 mijëe ca vota në Durrës.

Sipas tij, PAA nuk ndihet e rrezikuar si nga e majta dhe si nga e djathta.


Duka më parë nuk ka përjashtuar garimin si me Opozitën e Bashkuar, si vetë, por kësaj radhë kreu i PAA në garën për deputet është më i favorizuar se zgjedhjet e kaluara për shkak të listave të ndryshuara të cilat parashikojnë një prag deri në 10 mijë vota brenda listës.

”E para njëherë, që të marrë vendime Rama të selektojë, nuk është perëndi Rama. Kjo është forma e gabuar. Ky parlament është ky që kemi. Se nuk e merr vendimin Rama, e marrin të gjithë.

Nuk na rrezikon askush, kjo është natyra ime. Nuk na rrezikon PD apo tjetër. Ato nja 10 mijë e 500 vota që i kam në Durrës, sidoqoftë të majtës a të të djathtës i kam sërish aq.

As më rrezikon, as rrezikoj njeri. Unë s’jam as profesor, as doktor, jam njeri i fjalës së mbajtur në politikë e biznes. Të vijnë njerëz që merren me bujqësinë, me biznesin. Kjo është fytyra e partisë.

Partitë e vogla kështu janë, se partitë e mëdha janë ideologjike. Një vend si Shqipëria ka nevojë për një partia Agrare-Ambientaliste.”- tha Duka.




Skip to toolbar