Kombinat, mjeti përplas këmbësoren

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë ku një makinë ka përplasur këmbësoren teksa po kalonte rrugën. E plagosura është dërguar menjëherë në spital por ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat. Mjeti me  drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor  ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për  sqarimin e  rrethanave të ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Skip to toolbar