Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës! Dolën nga mjeti pasi pësuan aksident, shoferi dhe 3 pasagjerët përplasen nga një makinë tjetër

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu 28-vjeçar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

28-vjeçari me iniciale G.M. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues qytetarin me iniciale I.L.

Për pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital për mjekim.

Shoferi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Skip to toolbar