Aksident në Kurbin, makina me 4 të rinj “fluturon” në kanal

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Patokut në Kurbin ku një automjet tip

“Benz” ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka viktima, vetëm dy persona të plagosur.


Në automjet udhëtonin 4 të rinj, dy prej të cilëve kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

Sipas policisë shkak i aksidentit është ndërprerja e rrugës nga një mjet tjetër, ndërsa priten të kryhen veprimet hetimore nga ekspertët e policisë së Kurbinit.

Foto nga vendngjarja



Skip to toolbar