Policia greke, super operacion anti -drogë. Kapen 1 ton marijuanë

AKTUALITET


Policia greke ka ndërmarrë të hënën një operacion të gjërë anti drogë duke angazhuar forca të shumta si nga deti ashtu edhe nga toka, ndërkohë që është gjetur 1 ton marijuanë e fshehur në një shpellë. Mediat greke shkruajnë se operacioni është përqendruar në ishullin Skopelou në zonën e Sporadhës. Ndërsa droga ishte fshehur në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonen e Alonisit.

Në operacion janë përfshirë skafë nga deti dhe forca nga toka me ndihmën e qenve antidroge për kapjen, siç thuhet, të një sasie të madhe lënde narkotike.


Mendohet se operacioni në fjalë ka lidhje me kapjen e dy gomoneve 5 ditët e fundit në Greqi.

Raportohet se në ishull veç lëndëve narkotike, janë fshehur edhe disa trafikantë shqiptarë të drogës. Ata dyshohet se janë fshehur disa ditë më herët, kur policia ndërmori një tjetër operacion për të goditur rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.




Skip to toolbar