Çmimi i naftës, akuzat e opozitës, qeveria e Financave: S’ka rritje

AKTUALITET


Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mohuar se do të ketë rritje të çmimit të naftës, edhe pse opozita ka ngritur akuza të njëpasnjëshme në lidhje me këtë rast. Ministria, në një deklaratë për shtyp, ka sqaruar se në kontratë me koncesionarin për kontrollin e pompave të karburantit nuk do të aplikohet asnjë tarifë shtesë, as sot dhe as në të ardhmen. Pra nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës. Ministria e Financave sqaron se në draftkontratë përcaktohet qartë garantimi i cilësisë dhe standardet e ofrimit të shërbimit nga koncesionari dhe instrumentet monitoruese ndaj tij për çdo shkelje të konstatuar. Ky monitorim do të bëhet në mënyrë online në bazë të raportve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore që koncesionari do të kryej pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndërsa pritet që eliminimi i informalitetit të sjell rritje në buxhetin e shtetit.

“MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Shërbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njëjtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi. MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit. Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.” – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.


Në lidhje me vendimin  pezullimit të tenderit nga gjykata, Ministria e Financave sqaroi se aktualisht, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë.

Më herët opozita hodhi akuza të fortë në drejtim të dhënies së këtij tenderi. Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi qeverinë se po krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Shehaj tha se ky koncesion ishte vendosur në mënyrë të paligjshme duke kundërshtuar vendimin e gjykatës, që kishte vendosur pezullim të tenderit.

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidrokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.  Shpallja e fituesit te koncesionit është bërë duke shpërfillur vendimit e datës 27 maj 2019 të Gjykatës Administrative të Tiranës e cila vendosi pezullimin e tenderit. Gjykata ka anuluar tenderin sepse “kriteret e dokumentacionit të koncesionit janë në kundërshtim me ligjin në fuqi” dhe urdhëron ministrinë të “ndryshojë kriteret dhe të fillojë tenderin nga fillimi”. – tha Shehaj




Skip to toolbar