Alarm për Juventusin në kompeticionet evropiane, UEFA gati të ndëshkojë klubin italian

Më të fundit


“Eurostangata Juve”, këtë titull ka zgjedhur “Gazzetta dello Sport” mëngjesin e sotëm, sipas të cilit klubi i Juventusit në fakt rrezikon përjashtimin nga kupat evropiane sezonin e ardhshëm për sjellje josportive.

Nëse koha e hetimit për fitimet kapitale zgjatet dhe drejtësia sportive italiane nuk prononcohet deri në fund të korrikut, UEFA do të vendosë në mënyrë të pavarur fatin e Juventusit me hetimet e saj paralel sepse koha në dispozicion nuk është shumë dhe lista e skuadrave të cilat do të jenë pjestare në kompeticionet ende nuk kanë përfunduar.


Rreziku i vërtetë do të ishte të qëndronte jashtë Evropës për të paktën një vit dhe gjithashtu të fitonte Europa League nuk do të ndryshonte asgjë.

Siç dihet, UEFa ka disa kohë që po kryen një hetim paralel dhe të pavarur për Juventusin dhe tashmë ka marrë të gjitha dokumentet nga prokuroria e Torinos. Vullneti do të ishte të pritej koha e drejtësisë italiane, por duke qenë se kolegji garantues Coni konfirmoi bindjet e drejtuesve dhe antisportivitetin, UEFA po mendon të marrë një mendim të pavarur.

Për më tepër, Juventus negocioi për Fair Play sepse ishte jashtë parametrave, shpjegon “La Gazzetta”, kështu që nëse hetimi vërteton se shifrat e komunikuara ishin të rreme, marrëveshja për pranimin e fajësisë nuk do të aprovohej dhe do të ishte praktikisht e pamundur t’i shpëtohej dënimit.

Nuk ka ende siguri për një përjashtim të mundshëm nga kupat për Juventusin, por nëse thumbimi nga UEFA do të mbërrinte, në thelb do të kishte dy skenarë. Nëse Juve kualifikohet në Evropë përmes kampionatit ose Europa League, UEFA do t’i japë Italisë edhe disa muaj kohë. Juve në Evropë do të mbetej një pikëpyetje deri në fund të korrikut ose fillim gushtit, sepse në fund të gushtit një italiane do të duhet të debutojë në play-off të Conference League.

Nëse, nga ana tjetër, Juventusi nuk kualifikohet, urgjenca për të vendosur drejtësi nga UEFA nuk do të priste konkluzionet e drejtësisë italiane, por për bardhezinjtë do të ishte një lajm i keq sepse dënimet kryhen në fillim të një sezoni.

Kjo është arsyeja pse fitimi i Europa League ose përfundimi në top katërshen e Serie A bëhet thelbësore për klubi italian, sepse nëse ndonjë mungesë nga kompeticionet evropiane do të zgjaste disa sezone, do kishte gjithashtu efekte dramatike në llogari.




Skip to toolbar