Ambasada Amerikane tregon kur përfundon ‘Defender21’

AKTUALITET


Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një album me foto nga stërvitja “Defender Europe 21”.

Në një postim në Facebook, thuhet se gjatë muajit të fundit në vendin tonë rreth 6 mijë ushtarë amerikane janë stërvitur krah homologëve të tyre shqiptare.


Ambasada thekson gjithashtu se stërvitja do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.

“Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor # DefenderEurope 21 do të vazhdojë përgjatë dy javëve te ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërkohë po në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, kryeministri Rama ka publikuar një video nga baza ushtarake e Kuçovës. “Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës, ku është ngritur një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes dhe ku së shpejti nisi investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s”, shkruan Rama krah videos.




Skip to toolbar