Amerikanët, 17 akuza të reja për Assange

BOTA


Pas arrestimit në ambasadën e Ekuadorit në Londër,  drejtësia amerikane ka shtuar listën e akuzave  kundër themeluesit të WikiLeaks Julian Assange. Bëhet fjalë për 17 akuza të reja kundër tij. Assange akuzohet nga amerikanët për spiunazh dhe botime të materialeve të klasifikuara. Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se themeluesi i WikiLeaks publikoi në mënyrë të paligjshme emra burimesh të klasifikuara dhe bashkëpunoi me ish zyrtarin e ushtrisë amerikane për të krijuar akses në informacione që nuk duhej kurrsesi të binin në duart e tij.

Shumë prej këtyre akuzave parashikojnë dënime me 10 vjet, ndaj parashikohet që Assange mund të qëndrojë me dekada në burg.


Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 47 vjeçari, aktualisht po vuan dënimin me burg në Angli për shkak të shkeljes së kushteve të lirimit të tij me kusht dhe po përballet me ekstradimin.

Julian Assange u arrestua një muaj më parë dhe u nxorr me forcë nga Ambasada Ekuadoriane në Londër, ku strehohej që nga viti 2012.




Skip to toolbar