“Amnistia penale në tryezën e Kuvendit”, Rama: Do të votohet nga të gjithë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se amnistia penale është në tryezën e Kuvendit.

Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të takimit me drejtuesit e qarqeve të PS-së, Rama tha se beson sa amnistia do të votohet nga rë gjithë në Kuvend.


Edi Rama: Amnistia është në tryezën e kuvendit dhe atë besoj do ta votojnë të gjithë, sepse nuk kanë ku të shkojnë pa e votuar.. do votojnë për një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake…krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrim kushtetues për lehtësimin e barrës së dënimit për ata njerëz që e meritojnë.




Skip to toolbar