Anglia heq masat ndaj COVID, s’do kërkohen maska dhe pasaporta vaksinimi

CORONAVIRUS


Duke filluar nga sot Anglia ka hequr të gjitha masat ndaj COVID-19. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Njerëzve do t’u kërkohet maska vetëm në disa raste të veçanta.


Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimin apo testin negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Masat e reja ishin vendosur më 8 dhjetor.

Një ditë më herët, Britania e Madhe në përgjithësi regjistroi 103 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 346 vdekje.




Skip to toolbar