Antikorrupsioni, përse refuzon opozita? Kryemadhi: Opozita duhet të nënshkruajë kartën e parimeve

Më të fundit


Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Monika kryemadhi foli për rezolutën antikorrupsion dhe refuzimin e opozitës për këtë rezolutë.

Kryemadhi tha se opozita duhet të kishte reflektuar nga bojkotet dhe se bojkotet nuk janë aspak të vlefshme, duke i cilësuar veprime “vetëvrasëse”. Më tej shtoi se opozita duhet të nënshkruajë kartën e parimeve të opozitës. “Pasojat e dy veprimeve kriminale, vetëvrasëse për opozitën më bëjnë të reflektoj për këtë vendim.


Ajo që dua të them është djegia e mandateve duhet t’i vlejë opozitës. Por pse vjen ky bojkot?

Mendoj nga skepticizmi që ndërtohet. Ne duhet të gjejmë pikat e përbashkëta dhe jo tek pazaret, por tek ato që janë në shërbim të qytetarëve. Bashkëpunimi parlamentar mund të ç’tensionojë situatën”, tha ajo, duke shtuar: “Opozita duhet të nënshkruajë kartën e parimeve të opozitës”.

Monika Kryemadhi: Çështja e Inceneratorit të Tiranës nga ana ligjore është e gabuar, nëse do të kishte transparencë do të ishte frenuar arroganca dhe një aferë korruptive kaq e madhe. Nëse një drejtori i kërkon informacion për një vepër do të jenë të kujdesshëm. Sot deputetët jo se janë të pavlerë por janë zbatues të disa vendimeve që vijnë. Nisma në Kuvend është për t’i dhënë efikasitet Kuvendit dhe se sipas saj sot deputetët janë vetëm zbatues të disa vendimeve. /abcnews.al/




Skip to toolbar