Arrestohet në flagrancë 64-vjeçari me 11.6 kg. kanabis

AKTUALITET


Një 64 vjeçar, banues në Ballsh, është arrestuar nga policia pasi i kanë gjetur në automjet 11.6 kg, kanabis. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, policia mori masat për bllokimin e mjetit, duke vënë në pranga 64-vjeçarin me i iniciale H.V.

Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti  tip Hyundai në pronësi të shtetasit H. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




Skip to toolbar