Arrestohet në Laç 45-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

AKTUALITET


Policia njofton se ka arrestuar 45-vjeçarin me inicialet A.K. i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizuan dhe kapën shtetasin me inicialet A (A.).K., banues në Kurbin. Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e kanë dënuar këtë shtetas për veprën penale “Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.


Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar