Dy persona që dyshohet të ishin pjesë e atentatit të dështuar janë arrestuar nga policia. Bëhet me dije se njëri është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shënjestër e atentatit që dështoi dje ishte Elton Kila i njohur si ‘Oti i Elbasanit’. Është të paktën e katërta herë që dështojnë atentatet mafioze ndaj tij.
Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.
Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese. Shtëpia e Arsen Preçit ndodhej vetëm 20 metra larg vendit ku u gjet makina BMW X6.