Atentati ndaj Gentian Bejtjas, Karamuço: Fikja e dritave në zonë, e organizuar. U bë që të mos filmonin kamerat

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Edvin Karamuço thotë se fikja e dritave në zonën e Larushkës në Fushë-Krujë, ku ndodhi atentati ndaj Gentian Bejtjas, ishte e organizuar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se kjo u bë në mënyrë që kamerat të mos filmonin atentatin.

Sipas Karamuços, në Larushk nuk mund të hyjnë persona të cilët janë të panjohur për zonën.

“Mbase ne nuk e kemi aksesin e duhur për informacione të klasifikuara se çfarë është në të vërtetë i ndjeri dhe se çfarë raportesh ka pasur me Policinë e Shtetit, të hershme dhe të vonshme dhe pse është përkedhelur nga ana e organeve të drejtësisë, dhe a e ka ndihmuar për këtë policia apo jo. Edhe për këtë, dhe për rastin e atij që rezulton i zhdukur prej 9 vitesh, është një nga personat e dyshuar për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe vrasjen e bankierit Santo. Aty nuk është vetëm një person, janë disa grupe kriminale që janë pjesë e një sindikate kombëtare, por edhe transnacionale.

Aty ku është djegur ajo makinë, janë djegur 7 makina të tjera. Asnjëherë nuk kanë marrë masa. Këta kanë fikur dritat kur kanë kryer atentatin. Këta i kanë fikur për kamerat. Është bërë për t’u mos u filmuar nga kamerat e sigurisë. Është e organizuar, patjetër. Mendohet se ka pasur kamera që kanë vënë për ta ruajtur personin. Nuk hyn dot njeri në atë zonë që është i panjohur për zonën. Është e pamundur.

Ka hyrë njeri që është i zonës. Dy persona mund të jenë të blerë për të kryer vrasje, por i duhet një orientues për zonën. Ne kemi pasur vrasës me pagesë nga Shkodra, Lezha dhe nuk dinin të orientoheshin. Ky është një problem shumë i madh. Janë të përsëritura”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar