U ekzekutua në pragun e shtëpisë/ Gazetarët: Gentjan Bejtjan dikush e ka shitur, nuk është rastësi që…

Më të fundit


Mbi 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes në Fushë-Krujë, ku Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij. Gazetari Ervin Leka ka deklaruar në emisionin “Real Story” se dikush e ka shitur Bejtjan, pasi ai fshihej në një nga zonat e udhëhequra nga bandat.

Ndërsa sipas gazetares Etleva Delia, nuk është rastësi që para ngjarjes Durim dhe Valter Bami u larguan nga Shqipëria.


“Është histori që ka nisur fillimisht me Enver Stafukën që kanë bashkëpunuar për të siguruar mjetet e krimit. Siç ishte rasti i Dritan Lamajt që nuk u mor vesh kurrë se pse qendruan aq pak në burg dhe nuk u hetuan si bashkëpunëtorë.

Më pas ndodhi që kishte dhe një atentat në autostradë ndaj Emiljano Shullazit dhe për këtë ngjarje të dy u hetuan, por asnjëherë nuk pati prova të mjaftueshme që këta ishin persona që kishin marrë pjesë dhe ishin në djeni.

Pikërisht dhe pas kësaj ngjarje ndodhi që patën këto përplasjet e mëdha dhe në vitin 2017 ndodhi që u rrëmbye Stafuka dhe në 2017 ndodhi atentati i parë ndaj Bejtjas. Policia kishte të gjitha të dhënat, ishte orientuar drejt grupes së Niklës.

U shoqëruan të njëjtët persona që shoqërohen gjithmonë. Edhe për dy atentatët e fundit, prap policia është orientuar në Nikël, dyshohet se janë personat që kanë organizuar dhe kanë shkrepur armët ndaj Gentjan Bejtjas dhe ka dhe diçka tjetër Valter Bami kishte 10 ditë që ishte liruar nga masa e arrestit të shtëpisë. Para 10 ditësh prokuroria ka kërkuar rrëzimin e çështjes dhe ai bashkë me vëllain e vetë janë larguar nga Shqipëria, Valter dhe Durim Bami sot nuk janë në shtëpi. Një gjë është e sigurt për policinë që pa djeninë e tyre nuk do të ndodhte ngjarja. Është koncidencë shumë e madhe që para kësaj ngjarje ata largohen”, tha Delia.

“Siç duket Bejtja i besonte atij grupit që bënte pjesë. Atij iu refuzuan kërkesat për azil në disa shtete. Ai u kthye në Shqipëri duke mos gjetur një rrugëdalje. Fshihej në disa zona që udhëhiqeshin nga bandat në zonat e Lezhës dhe bandat e tjera. Mesa duket dikush e ka shitur, edhe nga informacioni i përkryer që kishin. Brenda pak minutash kanë marrë informacionin se ndodhej në vilën e tij“, tha Leka./abcnews.al




Skip to toolbar