Balla: Mund të gjendet rruga për të futur opozitën në zgjedhje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nëse PD dhe LSI dëshirojnë të futen në zgjedhjet e 30 qershorit, mund të gjendjet një rrugë apo një zgjidhje që kjo gjë të ndodhë.

Këto deklarata Balla i bëri në “Open” duke treguar se mazhoranca ka vullnet për dialog me opozitën.

Manchester United interesohet për Robert Lewandowski-n!

Robert Lewandowski ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bayern Munich deri më tani. Klubi gjerman kërkon që gjatë verës të hidhet firma në kontratën e re mes klubit dhe sulmuesit polak.

Mirëpo Leva nuk e ka pranuar një gjë të tillë deri më tani. E gjithë kjo situatë mund të shfrytëzohet nga klube të tjera, që synojnë një transferim të mundshëm.

Ole Gunnar Solskjaer dhe klubi që ai drejton, Manchester United ka kërkuar informacion rreth situatës së Robert Lewandowskit.

Aktualisht futbollisti polak ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bayern, teksa sipas mediave gjermane klubi ka vendosur të bëjë një ofertë të fundit pas finales së Kupës së Gjermanisë, që do të luhet javën e ardhshme.

Nëse 30-vjeçari e refuzon ofertën e Bayern, gjasat janë që ai të largohet gjatë verës, ku veç United, interes ka shfaqur dhe Paris Saint-Germain.

Miqësorja në Paris, Shqipëria U-20 barazon me Katarin!

Ditën e djeshme kombëtarja U20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku ka barazuar në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Katarit për të njëjtën grupmoshë, me ndeshjen që u luajt në kryeqytetin francez, Paris.

Në pjesën e parë ishte një lojë e barabartë, e luftuar dhe me dyluftime të forta në mesfushë. Fillimi i lojës ishte më i mirë për Katarin, të cilët arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17-të.

Pas minutës së 20-të, kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe arrijnë të shënojnë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, me anë të sulmuesit Ildi Gruda.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me skuadrën e Biturkut që kishte kontrollin e lojës, duke krijuar më shumë volum loje dhe duke ju afruar portës së kundërshtarit.

Trajneri kreu dhe 7 zëvëndësime duke provuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll 1-1.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Qarri; Lekaj, Ramadani, Sheji, Domi, Marku, Sala, Liço, Sula, Gruda, Tedi Cara ©. ( U aktivizuan: Shala, Oshafi, Murati, Ismailgeci, Çobo, Çelhaka, Gecaj

Shkrimi i BILD, Rama: Nuk komentoj burimet Manjani dhe Collaku

Për shkrimin e gazetës gjerman “Bild” ku e cilësonte Shqipërinë si një vend në kaos, protesta të dhunshme dhe që qeveriset nga gangsterët ishte një nga diskutimet me kryeministrin Rama në Opinion. Rama tha se nuk mund të komentojë një shkrim që është bazuar vetëm në burimet e Manjani dhe Collaku.

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të dy që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them.” – tha Rama

Bild shkruan se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. A është bërë kjo bisedë?

“Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni diçka që unë nuk e gjej dot. Por kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë.” – tha Rama

Islandë-Shqipëri, nis shitja e biletave, ja ku i gjeni!

Veç biletave për ndeshjen me Moldavinë, të cilën kombëtarja jonë do t’a luajë në Elbasan, FSHF ka nxjerrë në shitje edhe biletat për ndeshjen me Islandën që do të luhet në transfertë, më 8 qershor.

Të gjithë tifozët e interesuar, të cilët kanë dëshirë të ndjekin kombëtaren në këtë ndeshje në transfertë, do të kenë mundësi që biletat ti blejnë online në faqen e federatës.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Islandë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 8 qershor 2019, ora 13:00 me orën islandeze dhe 15:00 me orën tonë”.

“Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvöllur”, adresa Laugardalur IS-104, Reykjavik, Islandë”.

“Biletat për përballjen e kuqezinjve, do mund ti blini online në websitin e FSHF-së. Në shitje do të gjeni 2 kategori biletash si mëposhtë:

Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë 5,330.00 L.
Biletat në sektorin B kushtojnë 7,280.00 L”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Gattuso drejt largimit, Milani gjen trajner në Londër!

Gennaro Gattuso nuk do të jetë sezonin e ardhshëm trajner i Milanit, të paktën kështu kanë lënë të kuptohen lëvizjet e fundit në shtëpinë e “Djallit”. Administratori i Milanit, Ivan Gazidis ka planifikuar javën e ardhshme një udhëtim drejt Londrës, ku sipas mediave qëllimi i kësaj vizite do të jetë një takim me Mauriocio Sarrin.

Trajneri aktual i Chelsea ka pasur tensione kohët e fundit me drejtuesit e klubit, pas dëmtimit të Loftus-Cheek, i cili u dëmtua në një ndeshje miqësore mes Chelsea dhe New England Revolution në SHBA. Ky mini turne e ka shqetësuar shumë Sarrin që tashmë rrezikon të humbasë një lojtar të rëndësishëm për finalen e Europa League.

Megjithatë, edhe nëse Sarri fiton finalen e trofeut europian, pozitat e tij në stolin e Chelseat nuk janë të sigurta. Ndaj në Milano kërkojnë ti paraprijnë situatës në rast të një shkarkimi të mundshëm të trajnerit të londinezëve, duke e sjellë atë përsëri në Itali.

Mbetet në burg “daja” nga Kosova

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Ragip Hajdinin, i njohur si “daja” nga Kosova i përfshirë në grabitjen në Rinas.

Gjykata e Apelit tha se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për të lehtësuar pozitën e Hajdinit dhe për këtë arsye ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Daja” nga Kosova u arrestua tek Shkëmbi i Kavajës si bashkëpunëtor i grabitjes në Rinas.

Messi vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në Barcelonë!

Lionel Messi ka rrëmbyer mbrëmjen e sotme një tjetër çmim personal, teksa është nderuar me “Creud de Sant Jordi”, apo “Kryqi i Shën Gjergjit” në shqip.

Ky çmim i është dhënë nga qeveria e Katalonjës, e cila e ka vlerësuar yllin e Barcelonës mes 28 personaliteteve të tjera në fusha të ndryshme dhe 15 institucione.

Messi është shoqëruar në ceremoninë e dhënies së çmimeve nga presidenti i Bareclonës, Josep Maria Bartomeu së bashku me dy zëvendësat e tij.

Ky çmim i jepet për herë të dytë një futbollisti pas Johan Cruyff më 2006, që gjithashtu ka qenë një nga legjendat e futbollit katalanas.

Bushic: Teuta arrin Europën, kemi tre finale para!

Tomislav Bushic ishte një nga afrimet e janarit për Teutën, pasi futbollisti kroat u largua nga Flamurtari pasi nuk u pagua. Megjithatë, ndeshjet e luajtura deri më tani me skuadrën durrsake nuk kanë qenë shumë pozitive për futbollistin e Teutës, pasi ka prekur shumë pak rrjetën. Gjithësesi, në një intervistë për Supersport, Bushic ka treguar se ndihet mirë në Durrës dhe beson te arritja e objektivave me skuadrën.

“Me këtë fitore jemi shumë afër objektivave të klubit dhe tashmë e kemi mendjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës me Partizanin, ku synojmë pikët e plota”.

“Mendoj se me Europën janë të gjithë të kënaqur. Janë tre finale dhe duhet që të marrim sa më shumë pikë nga sfidat e mbetura sepse edhe rivalët i kemi shumë afër dhe aktualisht nuk kemi siguruar asgjë”.

“Edhe unë nuk jam i kënaqur me formën time që kam pasur në Durrës. Në fillim kisha probleme, kapa formën fizike, por sërish nuk mu ndanë problemet fizike. E rëndësishme që tashmë jam mirë dhe mendoj se kam dhënë më të mirën time. Jemi gati për ndeshjen e radhës. Natyrisht që barazimi me një ekip si partizani që ka fituar titullin dhe e përgëzoj për këtë, por ne duam 3 pikët. Në Durrës do ta mundim Partizanin”

Taulant Seferi rikthehet te goli në Zvicër

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, është rikthyer te goli mbrëmjen e sotme, duke gjetur rrjetën pas disa javësh mungesë.

Seferi ka shënuar golin e dytë për Winterthur në ndeshjen mdaj Chiasso. Një aksion spektakolar i futbollistëve të Winterthur nga mesfusha e gjen Seferin në pozicion të mirë shënimi.

Sulmuesi kuqezi pasi kalon dy mbrojtësit kundërshtar, niset drejt portës dhe nga brenda zonës e ka të lehtë të dëegoi topin në shtyllën e dytë.

Sakaq futbollisti i kombëtares shqiptare ka dhënë dhe asistin e golit të parë për Winterthur, teksa me realizimin e sotëm, Seferi shkon në kuotën e 9 golave në kampionat.

Skip to toolbar