Balla, opozitës nga Cërriku: Nuk di çfarë kërkon

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla i ka dërguar një mesazh opozitës për kërkesat, duke i cilësuar ato si të paqarta dhe se ende nuk ka një kërkesë konkrete.

Gjatë një takimi me të rinjtë e Cërrikut për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ku kërkoi mbështetjen për kandidatin Andis Salla, Balla u ndal te pyetjet se përse PS nuk pranon kërkesat e opozitës. “Shumë kush na pyet pse nuk pranojmë kërkesat e opozitës, por me thënë të drejtën, ne nuk i dimë kërkesat e opozitës, sepse nuk ka ende një kërkesë. Zgjedhjet nuk janë një konkurs, kush këndon më bukur, zgjedhjet janë kush ka programin më të mirë, kush ka ekipin më të mirë, lidershipin më të mirë. Prandaj PS është fituese dhe do të vazhdojë të jetë, sepse ne kemi programin më të mirë, ekipin më të mirë, por ne kemi liderin më të mirë Edi Ramën. Edi Rama ka një mandat që ia kanë besuar shqiptarët në vitin 2017. Shqiptarët i besuan Edi Ramës drejtimin e Shqipërisë, bashkë me PS, për të çuar përpara disa reforma shumë të rëndësishme, mes të cilave Reforma në Drejtësi“, deklaroi Balla.





Skip to toolbar