Basha frymëzohet nga McAllister: 9 kushtet e Bundestagut, udhërrëfyesi i PD

POLITIKË


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se zgjidhja e krizën dhe hapja e dritës jeshile për Shqipërinë do të vijë nga kushtet e vendosura nga Bundestagu duke cituar edhe një deklaratë të eurodeputetit gjerman McAllister, ku thoshte se Franca të vepronte si Bundestagu dhe të mos bllokonte zgjerimin.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman – drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë” tha McAllister

Basha tha se lufta ndaj krimit, forcimi i ligjit dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira vjen nga plotësimi i 9 kushteve të Gjermanisë dhe këto do shërbejnë si udhërrëfyesi i PD për daljen nga kriza.

Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë. Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.” tha Basha



Skip to toolbar