Basha: KÇK nuk mund të luftojë KÇK

AKTUALITET


“KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”. Ky është mesazhi që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha që ka për rivalin e tij në politikë, Edi Rama.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Basha, duke marrë shkas nga miratimi i paketës ‘Anti-KÇK’, theksoi se pas 7 vitesh qeverisje, Rama bashkë me këtë qeveri, nuk luftojnë dot krimin, pasi janë pjesë e saj.


“Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”, thuhet në reagimin e Bashës




Skip to toolbar