Basha: Dënimi i Salianjit, Rama po përdor drejtësinë

POLITIKË


Kreu i opozitës ka marrë në mbrojtje, Ervin Salianjin e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me një vit burg, gjatë takimit me grupin dhe kryesinë e Partisë Demokratike. Neës 24 raporton se në temat e nxehta janë kriza ekonomike, dënimi i deputeti Ervin Salianji,  PPP-të dhe mbështetja e qeverisë ndaj oligarkëve. Po ashtu, Lulzim Basha ka folur edhe për paketën anti-shpifje, paketë kjo që përkundër kundërshtive të medias dhe gazetarëve kaloi dje në Kuvend, ndërsa zbatimi i saj pritet të nisë në janar të 2020.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për t’i mbyllur gojën mediave. Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bërë presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrit të Brendshëm. Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencës, jo për t’u ardhur në ndihmë të qytetarëve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit të tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa të cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën”, ka deklaruar Basha.


Lideri i opozitës tha se PD-ja pas festave të fundvitit do të prezantojë propozimet e veta për reformën zgjedhore, ndërsa më pas do të kërkohet, që brenda muajit janar të miratohet reforma për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.




Skip to toolbar