Basha: Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë

Më të fundit


Kryedemokrati, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një tjetër dështim, sipas tij të qeverisë Rama. Këtë herë ai ndalet tek sektori i shëndetësisë, teksa vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Në një postim në Instagram, Basha shkruan se Shqipëria renditet e fundit në Evropë për shpenzimet në shëndetësi.


“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është renditja e Shqipërisë për shpenzimet e shëndetësisë krahasuar me vendet e Evropës?”, shtron pyetjen Lulzim Basha.

Përgjigja: Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë, 3.5 herë më pak se mesatarja”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.




Skip to toolbar