Basha sot në Shkodër, zbulohet urdhri nga qendra: Dilni me makina e flamuj

Më të fundit


Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, do të mbajë ditën e nesërme një takim në Shkodër.

Pavarësisht se grumbullimet për fushatë elektorale janë të ndaluara, Basha si për të treguar papërgjegjshmërinë e tij po vijon të mbledhë njerëzit në kohë pandemie.


CNA.al ka zbardhur mesazhin e qendrës për Shkodrën, ku urdhërojnë demokratët të dalin ta presin Bashën me makina dhe flamuj.

Madje ata i thonë demokratëve të shkojnë të marrin flamuj te qendra nëse nuk kanë në shtëpi.

1. Ne oren 12:00 do te organizohet pritja e Kryetarit Basha tek Tregu i Shumices (Tek rreth-rrotullimi momumenti i 5 Heronjeve). Shoqerim masiv me makina me flamuj nga rreth-rrotullimi deri ne Rrenc (biznesi i Kel Cukes) aty e presim deri sa te mbaroje viziten dhe vijojme shoqerimin me makina nga Rrenci deri ne Parruce ( tek Vodafoni).

2. Struktura dhe njerezit tjere te cilet jane pa mjete e presim te gjithe bashke te Vodafoni ne Paruce rreth ores 12:45.

Merrni masa per lajmerimin e sa me shume njerezve. Kush ka nevoje per flamuj neser ne mengjes do te mund ti merni tek Selia e PD”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga qendra e PD-së.

Ky mesazh tregon se Basha po detyron demokratët dhe militantët e së djathtës që të dalin e të bëjnë tifo për të.

Kreu i Republikës së Re duket se nuk do t’ja dijë për shëndetin e njerëzve, pasi po i dërgon ata drejt një bombe shëndetësore vetëm e vetëm për të bërë fushatë./ CNA.al




Skip to toolbar