Baze: Arben Ahmetaj ua bëri të lehtë të gjithëve, përveç vetes

Më të fundit


Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i Kuvendit të Shqipërisë për ti hequr imunitetin Arben Ahmetaj, është vendimi më i rëndësishëm që socialistët kanë marrë ndonjëherë në historinë e tyre për të forcuar besimin tek drejtësia dhe për të guxuar të përballen me veten e tyre. Arben Ahmetaj nuk është një personazh i zakonshëm socialist, por njeriut që I janë besuar më shumë detyra se kujtdo tjetër në pushtetin e tyre dhjetëvjeçar.


Ndaj vendimi nuk ka qenë i lehtë. Nuk do ishte kaq i lehtë sidomos nëse Arben Ahmetaj do të ishte në sallë e do përballej me të dosjen e tij dhe gjithë kolegët e tij. Në këtë aspekt ai ua ka bërë më të lehtë kolegëve të vet vendimin, edhe pse është një gjë nga gjërat më të rënda kundër vetes së tij.

Edi Rama ngjante i vendosur ta bënte këtë dhe nëse Arben Ahmetaj do të qëndronte këtu siç ai dëshironte, por natyrisht që e kishte dhe më të justifikuar vendimin ndoshta dhe zemërimin kur e ka marrë këtë vendim.
Më të lehtë natyrisht e kishin dhe pjesët e ndara të opozitës. Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë e tij të artë të dukej aleatë me të dhe kundërshtarë me Edi Ramën, edhe pse asnjë palë nuk e do ta ketë aleatë.

Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.

Ilir Meta, parti e të cilit u bë promotori i denoncimit të këtij projekti, nuk pati guximin të qëndronte në sallë, ndoshta ngaqë i dukej sikur po gjykoheshin dhe ata vet.

Por për Arben Ahmetaj natyrisht që nuk është e lehtë. Letra e tij plot zemërim dhe zhgënjim për kolegët e tij që dukej që nuk do ta mbronin, nuk e ka fuqinë të zëvendësoj mbrojtjen e tij në sallë të parlamentit.

Është e qartë që Edi Rama ka mbështetur një projekt i cili ka bërë pis shumë figura të Partisë Socialiste në pushtet, dhe sot ishte dita nëse ai do të pranonte të shantazhohej nga pasojat e këtij projekti apo do përballej me të.
Ai zgjodhi të përballet. Dhe ky është një lajm i mirë për drejtësinë dhe të ardhmen e ndarjes së pushtetit të saj nga pushteti politik, duke I çuar në një shifër rekord pasojat që ajo vet ka nga reforma që ka miratuar dhe nga rreziku I kthimit të Republikës së Prokurorëve.

Vendimi i sotëm tregon se betejat e së ardhmes nuk do jenë më beteja mes opozitës dhe pushtetit por beteja mes drejtësisë dhe politikës.

Pushteti po demonstron kurajë për tu përballur me drejtësinë duke e lënë opozitën në pozitat kalkuluese dhe jo në pozita morale. Nëse e shikon qëndrimin e tyre, ti kupton se ata po përpiqen të përdorin vendimet e drejtësisë për të krijuar klimë politike kundër pushtetit dhe kjo është gjysmë legjitime. Por ata nuk guxojnë të mbajnë qëndrim moral ndaj kësaj drejtësie.

Nëse e vini re, Sali Berisha dhe pasuesit e tij ende kanë armik të madh SPAK dhe drejtësinë e re dhe jo pushtetin. Madje çdo guxim i pushtetit për t’u përballur me drejtësinë në vend të shtojë gëzimin e tyre shton dëshpërimin e tyre kundër drejtësisë së re. Në vend që sot opozita të përshëndeste drejtësinë ata janë më agresivë me drejtësinë dhe më të frikësuar nga vendimet e qeverisë se sa viktimat e drejtësisë. Se disa gjëra janë instiktive sidomos për ata e dinë se çfarë kanë bërë.




Skip to toolbar