Baze: “Më mirë socialistët se SHBA”! 

Më të fundit


Zgjedhjet e reja për kreun e SPAK, vazhdojnë ta turbullojnë Sali Berishën. Për më tepër dita-ditës e turbullon ideja që kandidati fitues ka pasur mbështetjen e SHBA. Kjo u duket fitorja më e hidhur në Shqipëri. 
Dhe sot kishte vendosur ta lehtësonte dhimbjen. Kishte shpikur se edhe pse “guvernatorja” Kim, u përfshi brutalisht në garë, ajo nuk fitoi dot, por e ndihmuan lufta e klaneve brenda socialistëve. D.m.th. ja atribuon fitoren e Dumanit, luftës brenda socialistëve, të cilët kanë çuar votat tek Dumani kundër Edi Ramës.  
E gjithë kjo nuk vlen si fakt, por vlen si dëshirë e Berishës. Dhe dëshira e tij është që të mos përjetësohet në kujtesën e shqiptarëve se ambasadorja e SHBA ka fituar një betejë publike në Shqipëri. Kjo jo vetëm e shqetëson, pro i duket njëmijë herë më e keqe se sa një fitore e Edi Ramës. 
Është kjo arsyeja që ai po përpiqet tani ta rindërtojë garën brenda SPAK, jo si një garë mes ambasadore së SHBA dhe preferencave të krahut qeveritar, por si luftë brenda llojit. Në këtë gjendje psikologjike të rënduar që është, është gati ta quajë fitore të Edi Ramës, Erion Veliajt, Fatmir Xhafës a kujtdo tjetër , përveçse mos ta quaj fitore të Yuri Kim. 
Ideja se SHBA ka autoritet mbi atë institucion, e lë pa gjumë dhe e bën shumë herë më të mërzitur se Edi Ramën, të cilin e quan të humbur në atë betejë. 
Vetë Rama nuk dukej i mërzitur pas garës. Përveç Berishës, të gjithë e uruan. Berisha nuk e uronte dot si fitues i SHBA në Tiranë. Ndaj ka filluar ta ndryshojë interpretimn duke e quajtur fitues nga lufta brenda socialistëve, që të ketë mundësi të interpretojë nesër si luftë klanesh, çdo arrestim apo goditje të SPAK nga krahu qeveritar. Nuk i bën zemra t’i quajë fitore të SPAK, apo Yuri Kim dhe ato. Më mirë të jenë fitore të socialistëve se të SHBA! 
 





Skip to toolbar