Rama: Teatri i ri Kombëtar vepër mbresëlënëse, në radhën e objekteve më të mira në Europë 

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI.

Rama shkruan në rrjetet sociale se Teatri njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europës.


Reagimi i Ramës:

Teatri i Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë




Skip to toolbar