BE feston 20-vjetorin e pranimit të dhjetë vendeve në anëtarësim

BOTA


Dhjetë vende po festojnë 20 vjet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, kur, sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “zgjerimi historik solli mundësi të reja dhe prosperitet më të madh për qytetarët në të gjithë Bashkimin”.

Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Lituania, Letonia, Estonia, Sllovenia, Qiproja dhe Malta iu bashkuan Bashkimit më 1 maj 2004. “Në vitin 2004, Bashkimi Evropian u bë më i madh, dhe kështu më i mirë,” shkroi Von der Leyen sot në rrjetin X. Ajo tha se 10 vende iu bashkuan bashkimit me premtimin e demokracisë, prosperitetit dhe sigurisë, “një premtim që u mbajt dhe shumë, më shumë”.

“Pas 20 vjetësh, zgjerimi e ka bërë Evropën shumë më të fortë, brenda dhe globalisht,” shkroi Von der Leyen. Në një njoftim të Këshillit Europian për rrjetin X, shkruhet se “BE-ja duke zgjeruar sferën e paqes, demokracisë dhe prosperitetit, i ka bërë evropianët më të sigurt”.

“Le të ndërtojmë mbi këtë proces dhe të përfshijmë në Bashkimin tonë të gjithë ata që kanë aspirata për një të ardhme më të mirë dhe ndajnë vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkruan Këshilli Evropian.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg shkroi në rrjetin X se “guri i shkallës” kur vendet u bashkuan me BE-në 20 vjet më parë do të thotë forcimi i paqes, sigurisë dhe prosperitetit në BE.

“Le të vazhdojmë ta shkruajmë këtë histori suksesi së bashku”, ka shkruar Shallenberg./abcnews.al



Skip to toolbar