Analisti Frrok Çupi u shpreh se Shqipëria është drejt BE dhe se nuk ka më kthim pas.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se tashmë Bashkimi Europian i ka njohur vlerat e Shqipërisë.
“Kemi kaluar tre hapa të mëdhenj dhe të gjitha janë kaluar me këtë mazhorancë. Tani kemi hapur të gjithë kapitujt në një kohë shumë rekord. Procedurat janë të domosdoshme. Shqipëria ndodhet në pozitën më të privilegjuar. Europa i ka pranuar vlerat e Shqipërisë. Europa vërtet ka nevojë për zgjerim, por nuk ka pasur vetëm tani. Ajo që ka ndodhur është shumë gjeopolitike dhe kuptoi se duhet të çojë boshtin e vet atje ku ka qenë tradicionalisht…Sot kë kemi kundërshtar? Nuk kemi kundërshtar, na ka njohur Europa si duket me vlera”, tha ai
Më tej theksoi se Athina nga një problem është kthyer në një avokate të Shqipërisë.
“Kishim një problem që sot mund ta kishim pengesë, kishim Athinën, mos harrojmë. Dhe sa shpejt u shkri konflikti. Dhe dje Athina është një avokate pro Shqipërisë për në BE. A është meritë e kryeministrit dhe qeverisë? Padyshim…Nuk mund të thuash se Rama nuk e mendoi apo projektoi një problem të zgjidhur me Greqinë”, shtoi ai.
