BE: Sot, më shumë se kurrë, jemi afër Shqipërisë

AKTUALITET


Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë përmes një mesazhi në tëitter ka përkujtuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë teksa shkruan se sot me shumë se kurrë ndodhen pranë vendit tonë dhe veçanërisht pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar”, shkruhet në mesazhin e BE-së.


Edhe BE ka shprehur solidaritetin e saj për të asistuar vendin tonë në përballimin e situatës emergjente të krijuar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.




Skip to toolbar