“BE të përmbushë premtimet”/ Kovaçeski: Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë e ngociatave

Më të fundit


Në samitin e BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesku tha në një konferencë për mediat se është  koha që BE të përmbushë premtimet e veta, sesa të kërkojë gjëra të tjera gjëra.

‘Të nderuar qytetarë, sot në samitin e BE-së u diskutua për sfida gjeostrategjike. Ka 18 vite që Maqedonia është kandidate, në 2020 BE mori vendimi për fillimin e negociatave pa kushte, por jemi këtu dhe ende nuk kemi një vendim. Maqedonia eVeriut dhe Shqipëria nuk mudn të jenë në këtë situatë pasi një vend i vetëm nuk lejon integrimin. Maqedonia e veriut njihet si vend që është i angazhuar duke gjetur zgjidhje të ndërsjella.


Në të njëjtën ide jemi futur për të negociuar me Bullgarinë. Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira. Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja. ‘- tha Kovaçesku.




Skip to toolbar