Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Novruzin, uron Rama: Pranvera të çelë në zemrat tuaja

AKTUALITET


Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur me urimin për besimtarët bektashinj duke i uruar që pranvera të çelë në zemrën e tyre.


Përmes rrjeteve sociale ai shkruan:

“MIRËMËNGJES! Dhe në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar”, shprehet kryeministri Edi Rama.




Skip to toolbar