Berisha i sulet “tokës së xanun”. Futet në selinë e PD

Më të fundit


Ish-kreu i PD Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së me mbështetësit e tij. Pas disa ditësh, pas debatesh të shumta, përplasjeve dhe akuzave në distancë me kreun e PD-së Lulzim Basha, Berisha ka shkuar në PD i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Përveç tyre Berisha shoqërohet dhe nga dhjetëra mbështetës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj ndalimi, me gjithë hapat e ndërmarrë nga Basha dhe kryesia e PD që shkarkoi nga funksionet disa prej funksionarëve të PD. Berisha do të zhvillojë një mbledhje me komisionin e rithemelimit të PD, teksa në hyrje në brendësi të selisë ai tha se mungonin karriget. Berisha deklaroi se Basha i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij.


“Çmenduria e peng bashës, për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e tij”, tha Berisha.




Skip to toolbar