Berisha mërzitet në shtëpi, i dërgon kërkesë SPAK: Dua të shkoj të enjteve në Parlament!

AKTUALITET


Avokatët ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit. Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Kërkesa është bërë më datën 15 janar.

Duket se përmes kësaj lëvizje avokatët duan të shpëtojnë mandatin e deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare. Precedenti më i fundit është ndërprerje para kohe e mandatit për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur tashmë në kërkim.


Kujtojmë Gjykata e Posaçme caktoi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha mesditën e 30 dhjetorit. Nga ana tjetër kërkesat e vazhdueshme të avokatëve të tij mbrojtës për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, trupi gjykues vlerëson se ato janë kryer  me qëllim për të zvarritur procesin. Vendimi i zbardhur iu vu në dispozicion ish-kryeministrit Berisha dhe avokatëve të tij mbrojtës që paralajmëruan se do i drejtoheshin Gjykatës së Posaçme të Apelit për të hequr masën e arrestit. shtëpiak.




Skip to toolbar